Së shpejti, qytetarët e vaksinuar britanikë mund të udhëtojnë në Greqi pa asnjë kufizim, sipas ministrit grek të Turizmit, Haris Theoharis. Greqia ka hyrë në diskutime paraprake me Mbretërinë e Bashkuar në lidhje me turizmin, deklaroi Theoharis dhe mund të lejojë udhëtarët e vaksinuar nga Britania e Madhe të hyjnë në Greqi këtë verë pa u testuar më parë për koronavirusin.

 

Ata do të kenë mundësinë të shmangin karantinën e detyruar, mjafton të paraqesin pasaportën e vaksinës. Aktualisht, të gjithë ata që hyjnë në Greqi duhet të paraqesin një test negativ për koronavirusin, brenda 72 orëve nga fluturimi i tyre. Përveç testit, vizitorët nga Mbretëria e Bashkuar duhet gjithashtu të bëjnë një test të shpejtë pas mbërritjes në Greqi.

 

Shteti grek mirëpret rreth 4 milionë vizitorë nga Britania e Madhe çdo vit. Vendi mesdhetar shpreson që hapja e një korridori turistik me MB për verën do të nxisë zhvillimin ekonomik. Qipro ka arritur një marrëveshje të ngjashme me Izraelin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *