Në sipërfaqe të tilla si dorezat, enët prej qelqi, dhe ekranet e smartphone, koronavirusi mund të zgjasë nga një minimum prej 3 sekondash në një maksimum prej dy minutash. E gjitha varet nga materialet, temperatura dhe lagështia. Kjo është thënë në studimin e botuar në revistën Physics of Fluids, të kryer në 6 qytete në të gjithë Amerikën, Azinë dhe Australinë, dhe të koordinuar nga Rajneesh Bhardwaj dhe Amit Agrawal, nga Instituti Indian i Teknologjisë në Bombay.

Rezultatet e këtij studimi gjithashtu mund të “shpjegojnë përhapjen e ngadaltë ose të shpejtë të infeksionit në një qytet të veçantë” në krahasim me të tjerët. “Ky mund të mos jetë faktori i vetëm, por sigurisht që llogarit edhe nivelin e rritjes së infeksionit,” tha Bhardwaj.

Avullimi i pikave në varësi të lagështisë – Sapo pikat që mbartin virusin të avullojnë, shpjegojnë studiuesit, virusi i mbetur ngordh shpejt, kështu që mbijetesa dhe transmetimi ndikohen drejtpërdrejt nga koha kur pikat mbeten të paprekura. Për këtë, studiuesit shikuan kohën e avullimit të pikave të pështymës të llojeve të shumta të sipërfaqeve në New York, Chicago, Los Angeles, Miami, Sidnei dhe Singapori, të cilat kanë temperatura dhe nivele të ndryshme lagështie.

Mbijetesa e virusit nga temperatura – Eshtë shfaqur, në të vërtetë, se temperatura më e lartë e ambientit bën që pikat të thahen më shpejt, duke zvogëluar në mënyrë drastike shanset për mbijetesë të virusit. Në vendet me lagështi më të lartë, megjithatë pikat mbeten më gjatë në sipërfaqe dhe, sipas autorëve, shanset për mbijetesë të virusit rriten. Për shembull, hulumtimi shqyrton kohën e tharjes së një pikeje në një ambient të mbyllur me ajër të kondicionuar, në 25 gradë, dhe një mjedis të jashtëm në 40 gradë.

Në 25 gradë koha e avullimit për pikat e vogla është 6 sekonda, e cila rritet në 27 sekonda për pikat e mëdha. Në 40 gradë koha e avullimit zvogëlohet me 50%.

Sidoqoftë, koha e avullimit të një pikeje rritet pothuajse 7 herë me rritjen e lagështisë nga 10% në 90%, duke u bërë më e madhe se 2 minuta për pikat më të mëdha në kushte të lagështi e lartë. Si pasojë, sipas autorëve, ky mund të jetë një problem me rritjen e lagështisë në zonat bregdetare gjatë verës dhe në vendet në Azi, ku do të ndodhin monsoons midis korrikut dhe shtatorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *