Kryeministri Edi Rama tha këtë të martë në mbledhjen e Task-Forcës se një mbyllje e dytë do të ishte e tmerrshmë për vendin. Për këtë arsye, ai kërkon nga qytetarët që të respektojnë masat anti-Covid, për të parandaluar përhapjen e virusit.

“Unë dhe ministrja jemi me fat, pasi skuadra jonë e ekspertëve është e nivelit të lartë ndërkombëtar, dhe jemi adaptuar siç janë adaptuar të gjithë. Sot që flasim, vendosja e detyuruar e maskës vijon që të krijojë polemika në Europë dhe në Amerikë. Ne nuk duam të mbyllemi, nuk duam t’u themi njerëzve që shkojnë në punë, rrini në shtëpi. Nuk duam tiu themi atyre që lëvizin, që të mos lëvizin më, nuk duam që të mbyllim shkollat, nuk duam tiu themi studentëve që edhe këtë vit të rrimë në shtëpi. Nuk duam po si mund ti bashkojmë këto të dyja, dëshirën për mos tu mbyllur, dhe mundësinë e mbytjes nga infeksionet. Po si mund të ndodhë kjo në rast se ne bëjmë ahengje, dhe duam që Covid-in ta vrasë shteti me çifte”, u shpreh Rama.

Po ashtu, ai iu përgjigj edhe deklaratës së presidentit Ilir Meta ditën e djeshme, teksa tha se gjoba në faturën e OSHEE për mbajtjen e maskës, shkel të drejtat e njeriut. Kreu i qeverisë tha se një deklaratë e tillë nuk ndodh në asnjë vend evropian, ku sipas tij, gjoba për mosmbajtjen e maskës është edhe më e lartë.

“Flet për gjobën presidenti si shantazh ndaj të drejtave të njeriut. Për të, si president që vetëm nuk është, s’ka asgjë tjetër rëndësi përveç dëshpërimit të njerëzve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *