Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 7 raste të reja nga 1,324 testime të kryera.

 

Mësohet se në 24 orët e fundit një qytetar ka humbur jetën si pasojë e COVID.

Kujtojmë se prej disa ditësh në Kosovë nuk është shënuar asnjë viktimë nga koronavirusi. Sakaq, 26 pacientë janë shëruar ndërsa në të gjithë vendin janë 380 raste aktive me COVID.

 

Sa i përket vaksinimit, 1,748 doza vaksine janë dhënë gjatë 24 orëve të fundit. Që prej fillimit të fushatës së imunizimit në fund të muajit mars, në Kosovë janë vaksinuar me dy doza 754,429 persona, ndërkaq një dozë kanë marrë 848,452 qytetarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *