Ministri i Shëndetësisë në Kinë, Ma Xiaowei bëri një deklaratë befasuese në lidhje me koronavirusin. Ai tha që njerëzit mund ta përhapin virusin përpara se atyre t’u shfaqen simptomat.

 

“Këtu loja ndryshon. Është më e vështirë të gjesh një virus nëse pacienti po e përhap atë për ditë ose javë të tëra pa e kuptuar se e ka. Do të thotë se virusi përhapet edhe më shpejt dhe thjesht nga çfarë e menduam në fillim”, tha Dr. William Schaffner.

 

Ministri kinez nuk shpjegoi pse ai mendon se virusi mund të përhapet përpara se të shfaqen simptomat.

 

Koronavirusi ka alarmuar të gjithë botën pasi prej tij kanë humbur jetën 132 persona, ndërsa raportohet edhe për mijëra të infektuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *