Ministria e Jashtme informon shqiptarët që ndodhen në Zvicër dhe nuk kanë mundësi kthimi në Shqipëri se nuk do të penalizohen nëse tejkalojnë qëndrimin e lejuar në Zvicër për shkak të situatës me koronavirusin.

 

Qytetarët do të lejohen të qëndrojnë në zonën Shengen deri në momentin kur situata të kthehet në gjendje normale.

 

Ndërkohë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në bashkëpunim dhe me autoritetet zviceriane këshillon të gjithë shtetasit shqiptar që janë në këto kushte të raportojnë vendin e qëndrimit pranë zyrave të migrimit kantonal në Kantonin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *