Greqia shënon rastin e parë me koronavirus.

Rasti është zbuluar dhe konfirmuar në Selanik paraditen e kësaj të mërkure.

Bëhet fjalë për një grua 38 vjece e cila sapo ishte kthyer nga një udhëtim në Itali. Simptomat tek pacienti janë të buta, sipas ESA, instituti shëndetësor në Selanik.

Autoritetet shëndetësore tashmë kanë filluar të kontrollojnë anëtarët e familjes ose persona të tjerë që kishin kontaktuar me të në ditët e fundit për të përcaktuar nëse ndonjë prej tyre gjithashtu ka sëmundje.

Pak më vonë në një deklaratë për mediat Ministria greke e Shëndetësise konfirmoi se të gjithë personat që kanë pasur kontakt me pacienten janë ofruar vullnetarisht për tu vetëizoluar deri në daljen e përgjigjeve të analizave edhe për vetë ata.

Pas Kroacisë, Greqia bëhet vendi I dytë ballkanik që shënon rast me koronavirus e në të dyja rastet bëhet fjalë për paciente që vinin nga udhëtimi në Itali.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *