Koronavirusi nuk është një. Siç bëjnë viruset e tjera, COVID-19 vazhdon të ndryshojë, duke prodhuar rezultate të ndryshme, për shembull ashpërsinë e ndryshme të infeksionit në vendet që janë prekur.

Ky është rezultat i hulumtimit të sapo botuar nga Li Lanjuan, një nga studiuesit më të njohur kinezë. Sipas rezultateve të studimit, Sars CoV 2 ka arritur të ndryshojë 33 herë që kur u shfaq në Kinë në dhjetor të 2019.

Fjala mutacion shpesh krijon frikë. Thuajse gjithmonë mendohet se mutacioni të çon drejt diçkaje më të fuqishme dhe vdekjeprurëse. Por në realitet, këto ndryshme janë pjesë e ciklit natyror të jetës së çdo organizmi dhe në veçanti të organizmave më të vegjël. Shumica e këtyre mutacioneve janë vdekjeprurëse për vetë virusin.

Nathan Grubaugh, një studiues nga Departamenti i Epidemiologjisë së Universitetit “Yale” në SHBA, shkroi një artikull me titullin “Pse nuk duhet të shqetësohemi për mutacionet që ndodhin gjatë një epidemie” në revistën shkencore “Nature”.

Grubaugh vë në dukje se për tu bërë më vdekjeprurës, një virus duhet të ndryshojë shumë tipare gjenetike, por kjo është e vështirë të kryhet në një periudhë kaq të kufizuar kohore.

Studiuesi kinez Li Lanjuan ka zbuluar se ndryshimet kanë të bëjnë me aspekte aq të rralla sa nuk janë studiuar deri më tani dhe që ato mund të ndikojnë në infektivitetin. Në veçanti, ato mund të prodhojnë efekte të ndryshme. Disa janë në të vërtetë më të rrezikshëm se të tjerët, sipas tij.

Ai sqaroi se pandemia mund të ketë infeksione të ndryshme dhe shkalla e vdekshmërisë nga një vend në tjetrin mund të ndryshojë.

Sipas Lanjuan, identifikimi i mutacionit lokal mund të ndihmonte më mirë në veprimin kundër virusit. Ilaçet që po testohen janë në fakt shumë të rëndësishme, siç është kërkimi për vaksinën. Por është e qartë se nëse virusi ndryshon, atëherë vaksina duhet të jetë efektive për të gjitha mutacionet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *