Shkrimtari kilian, Luis Sepulveda ka ndërruar jetë në moshë 70-vjeçare nga koronavirusi në  Oviedo të Spanjës. Ai ishte shtruar së spital nga fundi i muajit shkurt, ndërsa simptomat e para filluan t’i shfaqeshin pasi u kthye nga një festival letrar në Portugali.

Ai lindi në tetor të vitit 1949 në Ovalle të Kilit, ndërsa u bë një aktivist politik kur ishte i ri, së pari me Rininë Komuniste të Kilit, dhe më pas me socialistët. Sepulveda është autor i dhjetëra romaneve, librave të udhëtimit, eseve, skenarëve, të njohura për publikun e gjerë.

Ai u burgos dhe u torturua nga regjimi Pinochet pasi një grusht shteti ushtarak i mbështetur nga SH.B.A. Pas 2 vjet e gjysmë burg, ai u dëbua nga Kili në vitin 19777 dhe iu bashkua një misioni të UNESCO-s për të studiuar ndikimin e civilizimit në popullsitë vendase.

Po ashtu, Sepulveda ishte edhe një ekologjist i bindur dhe në vitet ’80 për disa vite ishte edhe pjesë i ekuipazhit të anijes së organizatës Greenpeace.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *