Brazili ka shënuar rastin e parë me koronavirus.

Bëhet fjalë për një shtetas I cili sapo ishte kthyer nga Italia.

Pacienti u vizitua në spital me shënja klinike që I ngjasojnë gripit, temperature e lartë, probleme në frymëmarrje dhe kollë.

Analizat treguan se ai ishte I prekur nga koronavirusi.

Megjithatë referuar mediave braziliane, pacienti ishte klinikisht mirë dhe nuk u shtrua në spital mirëpo do të qëndroje i izoluar në shtëpi për 14 ditë.

Ndërkohë Koreja e Jugut është vendi që ka shënuar rastet më të shumta të reja të pacienteve me koronavirus.

Bqëhet fjalë për 115 paciente të rinjë duke e cuar në total numrin e të prekurve në këtë vend në 1261.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *