Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë arritur në përfundimin se koronavirusi nuk mund të mbijetojë për një kohë të gjatë. Doktoresha Maria Neira e bëri një deklaratë të tillë.  

“Ne kemi ulur shpejtësinë e transmetimit aq shumë sa virusi do të ketë vështirësi të mbijetojë. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur themi se ky është fundi i valës, por të dhënat të paktën na tregojnë se transmetimi dhe shpërthimi i javëve të para tani është shmangur. Megjithatë, duhet të ketë shumë mature dhe të duhet të mësojmë të jetojmë me sëmundjen infektive.”

Doktoresha nuk beson se mund të ketë një valë të dytë koronavirusi. Ajo theksoi se nuk duhet të bëhen parashikimi afatagjata sepse javët e ardhshme do të jenë mjaft kritike. Sipas saj, me hapjen do të vihet re edhe sesi do të sillet virusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *