Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi qeverinë se po bën vetëm propagandë me menaxhimin e koronavirusit. Në një postim në “Twitter”, Basha tha se qeveria s’ka marrë asnjë masë konkrete. Kryedemokrati shtoi se në spitale mungojnë pajisjet mbrojtëse.

 

“PD po ndjek seriozisht dhe me përgjegjësi situatën për marrjen e masave kundër përhapjes së corona virus-it në vend. Grupe pune po kryejnë verifikime pranë qendrave shëndetësore, spitaleve & vendkalimeve kufitare, dhe gjendja nuk është siç e paraqet propaganda e qeverisë. Në pjesën më të madhe të qendrave mungojnë pajisjet mbrojtëse dhe spitalore. Duhet URGJENT heqje dorë nga propaganda dhe përgatitje serioze për përballimin e situatës së mundshme të corona virus-it që tashmë është i pranishëm në pothuajse të gjitha vendet fqinje me Shqipërinë.”

 

Në Shqipëri koronavirusi nuk ka mbërritur ende. Qeveria ka dyfishuar masat në pikat e kontrollit kufitar për të verifikuar hyrjet e udhëtarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *