Subscribe

Drejtorja e Agjencia Konbëtare e Turizmit, Kornela Ferizaj apeloi qe shqiptarët që të pushojnë brenda vendit këtë vit. Gjatë një interviste në emisionin “E-Zone” të gazetares Rajmonda Lajthia, ajo shtoi se hapja e sektorit do te jete graduale nga fillimi i qershorit e ne vazhdim.

“Nuk mund të themi datë fikse sepse është duke u negociuar. Në radhë të parë është shëndeti i qytetarëve. Po marrim eksperiencat më të mira dhe në fund të muajit kemi shpresë që sektori i turizmit të ketë një hapje sa më graduale. Turizmi i brendshëm është një nismë që e kemi promovuar shumë që edhe nëse prurjet nuk do të jenë si vitin e mëparshëm, por të ketë fluks edhe lëvizje. Për të ndihmuar ekonominë dhe të gjithë vendin, turistët shqiptarë të bëjnë pushimet në vend këtë vit.”

Sipas Ferizajt, turistët besnikë nuk i kanë anuluar pushimet në Shqipëri, por thjesht i kanë pezulluar. Ajo renditi disa vende nga vijnë turistët besnikë.

“Lajmi i mirë është që klientët besnikë nuk kanë anuluar kontratat, por i kanë pezulluar. Do të hapemi vetëm për sektorin e turizmit të paktën për charterat, që kanë turistë të kontrolluar. Kontratat klasike që janë turistë besnikë janë nga Bjellorusia, Polonia, nga Ukraina, por edhe nga vendet nordike. Ata janë të gatshëm të vijnë në Shqipëri, duke parë edhe panoramën e COVID-it në vend. Prenotimet që nuk u realizuan në pranverë janë shtyrë për në vjeshtë. Kjo është e konfirmuar. Shqipëria e ofron këtë. Janë turistët e aventurës apo ata që janë në kërkim të një eksperience kulturore që Shqipëria e ofron shumë mirë. Shumë klientë këtë vit, që kanë qenë klientë besnikë të Italisë, Greqisë apo i Spanjës, shpresojmë shumë që të vizitojnë Shqipërinë. Të shërbejë si një pikë hyrje e mirë për t’i mbajtur ata edhe për vitet e mëtejshme.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *