Koreja e Veriut ka hedhur në erë këtë të martë ndërtesën e zyrës ndërlidhëse me Korenë e Jugut, në qytetin kufitar, Kaesong.

Mediat koreano-jugore raportoi se zyra ndërlidhëse është shkatërruar, ndërsa shkruajnë se zyrtarë të ushtrisë kanë vëzhguar në kohë reale shkatërrimin e saj.

Zyra ndërlidhëse funksiononte me orar të plotë ku mbaheshin kontakte mes dy Koreve, ku punonin zyrtarë të dy vendeve. Ndërkohë, së fundmi është mbyllur për shkak të shqetësimeve për koronavirus.

Përmes një deklarate, Ushtria Popullore Koreane tha se do të zbatojë në mënyrë të menjëhershme secilin vendim të partisë dhe qeverisë.

Nga ana tjetër, zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes në Korenë e Jugut, Choi Hyun-soo u shpreh se po e analizojmë me seriozitet këtë situate. “Ushtria jonë është gati për t’u përgjigjur ndaj çdo situate”, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *