Koreja e Veriut ka lëshuar një tjetër raketë “ndërkontinentale” me rreze të gjatë në drejtim të Japonisë, e cila mund të arrijë në kontinentin amerikan. Sipas mediave të vendit komunist, testimi u mbikëqyr nga Kim Jong Un.

 

Zyrtarët nga Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara thanë se raketa u rrëzua në ujërat e Japonisë.

 

Kryeministri japonez Shinzo Abe deklaroi se do t’u kërkojë presidentëve të Kinës e Rusisë të luajnë rol më konstruktiv në përpjekjet për të ndaluar programin e armëve të Phenianit. “Udhëheqësit e botës do të mblidhen në takimin e G20-ës. Bashkësia ndërkombëtare pitet te reagoje fort mbi çështjen e Koresë së Veriut”, u tha Abe gazetarëve.

 

Ndërkohe ka ardhur edhe reagimi i Presidentit amerikan Donald Trump: “Koreja e Veriut sapo ka nisur një raketë tjetër. A ka ky djalë ndonjë gjë më të mirë për jetën e tij?” shkroi shefi i shtëpisë se bardhe ne rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *