Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka urdhëruar rritjen e prodhimit të motorëve për raketat me rreze të gjatë veprimi. Agjencia qendrore e lajmeve e Koresë së Veriut njoftoi se tashmë ka nisur zbatimi i urdhrit për të shtuar numrin e raketave balistike ndërkontinentale.

 

Kërkesa e Kim Jong Un vjen pas tensioneve me Uashingtonin për stërvitjen ushtarake SHBA- Kore e Jugut të hënën. Stërvitja ushtarake 10-ditore mes paqeruajtësve të SHBA-ve dhe Koresë së Jugut zhvillohet çdo vit, ndërsa Koreja e Veriut i sheh si veprime provokative dhe armiqësore.

 

Gazeta shtetërore e Koresë së veriut njoftoi se sjellja e pamatur e SHBA-ve e shtyn situatën në një fazë të pakontrollueshme në prag të një lufte bërthamore, dhe se as Guami, Hawai dhe as kontinenti amerikan nuk do të mund t’i shmangen sulmit të pamëshirshëm.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *