Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar ndaj testimit të bombës me hidrogjen të Koresë së Veriut. Me anë të një serie postimesh në Twitter, shefi i Shtëpisë së Bardhë ben te qarte se veprimet e Phenianit vazhdojnë të jenë shumë të rrezikshme per Shtetet e Bashkuara. Madje, Trump i bën ftesë Kinës të ndalojë së mbrojturi vendin komunist, pasi është bërë një kërcënim dhe turp i madh për të.

 

“Koreja e Veriut ka kryer një test të madh bërthamor. Fjalët dhe veprimet e tyre vazhdojnë të jenë shumë armiqësore dhe të rrezikshme për SHBA-në. Koreja e Veriut është një komb mashtrues i cili është bërë një kërcënim dhe turp i madh për Kinën, e cila po përpiqet ta ndihmojë, por pa sukses. Koreja e Jugut gjithashtu po ballafaqohet me atë që kam thënë më parë, se tentativat për pajtimin me Korenë e Veriut nuk do të funksionojnë”.

 

Mësohet së shefi i Shtëpisë së Bardhe ka zhvilluar një bisedë të gjatë telefonike me Kryeministrin japonez, Shinzo Abe, pas testimit të fundit. Edhe Koreja e Jugut, Kina e Rusia, e kanë dënuar veprimin e Phenianit

 

Presidenti koreano jugor Moon Jae-in, i bëri thirrje OKB-së për vendosjen e sanksioneve më të forta dhe izolimin e plotë të Veriut.

 

Vendi komunist njoftoi testimin me sukses të bombës me hidrogjen, duke shkaktuar një tërmet artificial 9.8 herë më të fuqishëm se tërmeti që u shkaktua nga testi i 5-të. Lideri komunist Kim Jong Un tha se e ka ndjekur nga afër testimin e lëshimit te bombës, të cilin e ka konsideruar si një sukses të madh.

 

Analistët thonë se kapacitetet bërthamore të Koresë së Veriut duhen trajtuar me kujdes dhe se Pheniani po avancon në ndërtimin e bombave të rrezikshme për njerëzimin. Kim Jong Un ka kërcënuar me herët se objektivi i ardhshëm do të jetë ishulli i Guamit dhe kontinenti amerikan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *