Qarku i Korçës ka pasur këtë të hënë 10 raste të reja me Covid-19. Pacientet e rinj janë evidentuar në tre bashku të qarkut.

Bashkia e Korcës mban edhe vendin e parë për rastet më të shumta të zbuluara në 24 orët e fundit. Konkretisht hjanë 7 persona pozitiv .

Burime nga DSHP,bejne te ditur se pervec kontakteve te aferta ka edhe vatra te reja, midis tyre edhe grupmosha te reja. Madje një pacient është nisur drejt Tiranës me urgjencë pasi gjëndja e tij ishte përkeqësuar.

Në Bashkinë e Kolonjës, të prekurit janë dy anëtarë të personelit mjekësor,te cilet i kane sherbyer rasteve te para me COVID-19 ne kete qytet.

Mjekët kanë qënë të izoluar përgjatë këtyre ditëve ndërsa vetëm pasditen e djeshme rezultatet kanë dalë pozitive për të dy,duke e çuar tashmë qytetin e Ersekes me 4 raste aktive.

Gjendja e tyre është e stabilizuar dhe janë izoluar në banesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *