Me një stil të veçantë arkitektonik, e ndërtuar në vitin 1842, banesa e Lipe e Vaskë Kotes, njohur si monument kulture i kategorisë së parë tanimë po rindërtohet. Specialistë të monumenteve të kulturës kanë nisur ndërhyrjet në Muzeun Arkeologjik në Korçë, ku edhe ndodhet kjo banesë, për ta shpëtuar këtë atë nga degradimi e shembja. Qyteti i Korçës ka 34 shtëpi muze, që për nga vlera ndërtimore janë monumente kulture të kategorisë së parë, që sipas drejtorit të zyrës rajonale të Monumenteve të Kulturës kanë nevojë për restaurime. Nga ana tjetër, Koki ka shprehur shqetësimin se disa prej pronarëve të këtyre banesave nuk jetojnë më në Korçë, çka do të vonojë edhe procesin e restaurimit, që sipas tij do të shtonte edhe numrin e vizitorëve që janë të interesuar për këtë stil të veçantë arkitektonik.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *