Një tjetër incident është shënuar në qendrën e votimit në fshatin Vashtëmi të Korçës.

Mësohet se një votues ka dashur të votojë familjarisht, por është penguar nga vëzhguësi i Partisë Demokratike.

Reagimi i vëzhguesit ka irrituar qytetarin, i cili është konfrontuar fizikisht me të.

Votuesi është larguar duke marrë me vete fletën e votimit.

Më herët, në Vlorë dhe Tiranë, dy persona u kapën duke fotografuar votën e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *