Në të gjitha KZAZ-të e qarkut të Korçës puna vijon normalisht. Një gjë e tillë bëhet me dije nga burime zyrtare pranë këtyre KZAZ-ve, përfshi këtu edhe dy KZAZ e vendosura në bashkitë e Devollit dhe Pogradecit.

 

Bashkia ku ka pasur kontestime të vazhdueshme për vendosjen e materialeve zgjedhore, madje ka pasur edhe përplasje fizike mes dy policive, asaj të rendit dhe policisë bashkiake, këta të fundit të mbështetur edhe nga simpatizantë dhe antarë të opozitës së bashkuar.

 

Të njëjtat burime thanë se ditën e shtunë fillon shpërndarja e materialeve zgjedhore në 401 qendrat e votimit në të gjithë qarkun e Korçës, ku pritet të votojnë 249038 votues. Burimet thanë gjithashtu se nëse në bashkitë Devoll dhe Pogradec do të ketë kontestime për vendndodhjen e qendrave të votimit ka një plan tjetër për kalimin e këtyre qendrave të votimit në ambjente private.

 

Nga ana tjetër burime zyrtare nga Drejtoria Vendore e Policisë së Korçës thanë se janë marrë të gjitha masat për ruajtjen e 401 qendrave të votimit si dhe 7 KZAZ-ve në juglindje të vendit. Në qarkun e Korçës në bashkitë  Pogradec dhe Maliq, kandidatët Ilir Xhakolli dhe Gëzim Topçiu garojnë pa kundërshtarë.

 

Ndërkohë që në Korçë Sotiraq Filo do të ketë përballë Leonard Ollin e Bindja Demokratike, në Kolonjë Erion Isai do të garojë me Fation Fekën e Bindjes Demokratike, në Pustec, Pali Kolevski garon përballë me kryetarin aktual Edmond Themelko. Interesante duket gara në bashkinë e Devollit, aty ku kandidati i partisë Socialiste, Eduard Duro do të ketë përballë tre kandidatë të pavarur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *