Zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi inspekton punimet për ndërtimin e banesave të fshatit Floq në Korçë. Në fjalën e tij ai është shprehur se jemi duke ecur me punimet por edhe me procesin e vlerësimeve.

 

Përveç rindërtimit të banesave të shembura e cila është faza e parë, do të vazhdojmë më tej edhe me kompensimet për banesat me dëmtime më të vogla.

 

Jemi optimistë që punimet do të mbarojnë në afat pra në fillim të vjeshtës dhe pa u përkeqësuar moti. Vazhdon edhe hartimi i projekteve të banesave nga ekspertet e institutit.

 

Zv ministri flet për ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen Civile : Ndryshimet në ligj nga ekspertët më të mirë. Ligji synon parandalimin e dëmeve. I afrohet modelit europian. Detyron Bashkitë të dedikojnë 4% të buxhetit të kushtëzuar për ergjencat.

 

Në kushtet e dukurive të pasangshme synojmë të bëjmë më të mirën përmes këtij ligji.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *