Një furgon është djegur mëngjesin e sotëm në Korçë.  Ngjarja ndodhi në lagjen numër 4 në qytetin juglindor, para banesës së pronarit të mjetit Leontiv Prethit.

 

Policia dyshon se zjarrvënia është e qëllimshme. Sipas policisë, automjeti ka marrë flakë si pasojë e një vatre zjarri në brendësi të tij, e cila ka sjelle me pas djegien e plotë.

 

Furgoni përdorej nga dhëndri i familjes Prethi per transport fruta perimesh dhe dyshohet se motiv i ngjarjes mund te jete konkurrenca.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *