Subscribe

Rreth 200 peshk qe tregtohej ne kushte të këqija higjeno-sanitare është sekuestruar këtë të premte nga policia bashkiake e Korçës. Sasia u bllokua brenda një mjeti që vinte nga zona e Pustecit. Sipas policisë bashkiake tregtarët janë jo vetëm të pa formalizuar, por e shesin mallin ne trotuare ne vende te ndryshme te qytetit. Por sekuestrimi nuk është pritur mirë nga tregtarët. Ata nuk e kanë lejuar automjetin me peshkun e sekuestruar qe të dale nga mjediset e komisariatit. Drejtoresh e Shërbimeve Publike ne Bashki Larisa Katundi, tha se qëllimi i këtij aksioni është siguria e konsumatorit. Tregtimi i peshkut qe vjen nga zona e Pustecit është një problem i njohur për policinë bashkiake te Korçës, por ende nuk ka marre zgjidhje përfundimtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *