Bashkia e Korçës ka në fokus shtimin e sipërfaqeve të gjelbta jo vetëm në qytet, por edhe në njësitë administrative si dhe në zonat pyjore të juglindjes. Kryebashkiaku Sotiraq Filo ka inspektuar sot punimet që janë duke përfunduar te parku Rinia, duke u shtuar rreth 10 mijë m2 sipërfaqe e gjelbëruar e trajtuar.

 

Njëkohësisht është shtuar edhe gjatësia e pistës së biçikletave duke u ndërtuar një korsi malore për dashamirësit e pedalimit, është kryer një rikonstruksion i sipërfaqes te këndi i lojërave si dhe janë mbjellë rreth 80 pemë në pjesën fundore të këtij parku.

 

Ndërmarrja e Shërbimeve Publike pranë bashkisë së Korçës ka rikonstruktuar edhe dy tualetet publike të ndodhura në parkun Rinia duke iu dhënë standardet e duhura në shërbim të qytetarëve. Nga kjo ndërmarrje tashmë vjen edhe një apel për mirëmbajtjen e tyre nga ana e qytetarëve që të mos katandisen më në gjendjen e mëparshme.

 

Gjatë inspektimit të punimeve kryebashkiaku i Korçës tha se vëmendje është duke iu kushtuar edhe njësive administrative, por edhe pyllëzimit të kodrave, në mënyrë që të rriten sa më shumë sipërfaqet e gjelbëruara të cilat janë oksigjen për të gjithë qytetarët.

 

Vetëm pak ditë më parë Filo inspektoi edhe një tjetër projekt në lidhje me shtimin e gjelbërimit, në kodrat e qytetit të Korçës ku janë duke u mbjellë 9000 fidanë të rinj duke synuar ripyllëzimin e kësaj zone.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *