Për shkak të masave kufizuese për parandalimin e koronavirusit, kopshti zoologjik më i madh në Australi nuk ka vizitore, por oraret e stërvitjes dhe të ushqyerit janë në program, thanë rojtarët, veçanërisht për ato kafshë që performojnë në shfaqje live, si luanët e detit dhe zogjtë e preve.

“Kafshët nuk shihen të reagojnë ndryshe, megjithatë ata patjetër e vënë re mungesën e publikur kur ne po bëjmë seanca trajnimi në skenë”, tha Danielle Fox, mbikëqyrëse e gjitarëve detarë në kopshtin zoologjik Taronga të Sidneit.

Australia ka shmangur kryesisht numrin e madh të viktimave që kanë përfshirë vendet e tjera.

Mungesa e turmave nuk ndikon në nevojat e kafshëve, dhe rojtarët e tyre thanë se vijojnë t’i përmbahen rutinës, duke përfshirë të njëjtën kohë ushqyese, pastrimin e rrethimeve dhe stërvitjet.

“Kur kopshti zoologjik të hapet sërish një ditë, ne nuk duam që ata të kenë kaluar një periudhë kaq të madhe ndryshimi, dhe që ata të duhet të përshtaten përsëri me rutinën e tyre”, tha Fox.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *