Në zbatim të urdhrit të ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, Inspektorati i Policisë Pyjore në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura kanë pezulluar punën në të ashtuquajturin “kopshti zoologjik” privat ne Fier.

 

Në mbështjetje të ligjit “Për Mbrojtjen e Faunës së Egër”, është pezulluar puna në lokalin “Safari Park”, në Fier, u vendos masa e zhvendosjes së kafshëve drejt qendrave të specializuara të rehabilitimit, brenda 10 ditësh.

 

Në të ashtuquajturin “Kopësht Zoologjik” në lokalin “Safari Park” në Fier ka kafshë, që nuk janë të rajonit tonë.

 

Nga të dhënat situata ka qenë kritike, për këtë arsye, në muajin korrik, një grup veterinerësh dhe vullnetarësh nga fondacioni austriak “4Putrat” (Four Paës) dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura vizituan kafshët e egra në lokalin “Safari”, në Fier. Pas verifikimeve të specialistëve, kafshët janë vaksinuar dhe kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *