Kryeministri Edi Rama ka shprehur vlerësime për aksionin e kontrolleve të ndërmarrë nga forcat blu mëngjesin e kësajt të premteje në banesat e 3 gjyqtarëve të Apelit që dhanë vendimin për uljen e dënimit të Dritan Dajtit.

 

Në një postim në Twitter, Rama shpreh vlerësime për efektivët duke theksuar se më në fund u arrit që të thyhej miti 30 vjeçar I paprekshmërisë të togave të zeza.

 

Rama thotë se tashmë ka ardhur koha që të paprekshmit të japin llogari pasi shteti ka kaluar në një fazë të re.

 

“Faleminderit me një përulje të thellë shërbëtorëve të shtetit që thyen mitin 30 vjeçar të paprekshmërisë absolute të kriminelëve me toga të zeza. Duke u treguar vrasësve të drejtësisë për 4 policët e vrarë se koha e të paprekshmëve po mbaron,shteti sot ka hyrë në një fazë të re”

https://twitter.com/ediramaal/status/1096388811142119426

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *