Subscribe

 

Policia e Tiranës ka nisur zbatimin e një plani masash per te rritur sigurinë. Mësohet se forcat e drejtorisë operacionale ne bashkëpunim me repartin Shqiponja kane ushtruar kontrolle te befasishme ne te gjithë territorin e qarkut.

 

Plani i masave ka si synim identifikimin dhe kapjen e personave qe qarkullojnë me arme zjarri, te atyre me makina te blinduara, te personave te shpallur ne kërkim e qe kane kryer vepra penale. Si rezultat i kontrolleve te ushtruara janë shoqëruar per verifikim ne ambientet e Drejtorisë se Policisë se kryeqytetit 23 persona, ndërsa është sekuestruar nje pistolete sinjalizuese.

 

Nga ana tjetër, patrullat e policisë kane verifikuar dhjetëra makina luksoze, shume prej te cilave janë dërguar ne piken e bllokimit deri ne verifikimin e shasise per te pare nëse jane ose jo te vjedhura.

 

Burimet zyrtare te policisë bëjnë me dije se kontrollet e imta do te vazhdojnë ne te gjithë territorin e Tiranës dhe me fillimin e procesit mësimor ne 11 shtator, do te shtrihen edhe pranë shkollave per te goditur dhe parandaluar çdo veprimtari kriminale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *