Subscribe

Policia ka sekuestruar 210 kapsolla dhe 410 fishekzajrre që dyshohet se kanë në përbërje lëndë shpërthyese me rrezikshmëri për jetën.

 

Kapsollat e fishekzjarret u sekuestruan gjatë kontrolleve që policia ushtroi në dyqane dhe pika shumicash në qytetin e Fierit, Lushnjes, Divjakës dhe Ballshit.

 

Policia thotë se krahas fishekzjarreve dhe kapsollave u ushtrua kontroll edhe në lidhje me elementët e sigurisë me të cilat duhen të jenë të pajisura subjektet tregtare siç janë kamerat e vëzhgimit apo pajisja me fikëse zjarri.

 

Aksionet e policisë kanë ardhur pas protestës së banorëve të Unazës tek Parlamenti ku mbeti e plagosur një efektive policie si rezultat I shpërthimit të kapsollave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *