Policia Rrugore në Durrës ka ngritur pika kontrolli në të gjithë qarkun dhe kanë ushtruar kontrolle ndaj mjeteve të ndryshme dhe drejtuesve të tyre.

Gjatë muajit shtator janë arrestuar në flagrancë 16 shtetas që drejtonin mjetet pa leje drejtimi ose nën efektin e alkoolit.

Si rezultat i kontrolleve me radar, gjatë muajit shtator janë tërhequr 259 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normën e lejuar.

Në të gjithë qarkun e Durrësit, që nga fillimi i muajit shtator janë vendosur masa 774 administrative për parakalime të gabuara: 185 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit; 351 masa për përdorimin e celularit; 15 masa për shkelje të semaforit; 774masa për parakalime të gabuara; 83 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve të ushtruara me drager janë pezulluar 14 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *