Dy persona janë arrestuar në Mallakastër për kultivim të bimëve narkotike.

Në pranga përfunduan shtetasit me iniciale P. I, 44 vjeç dhe M. I, 27 vjeç, pasi në afërsi të tokës së tyre, u evidentuan 95 bimë narkotike kanabis.

Kultivimi u konstatua gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e policisë në zonën e Çorrushit, Mallakastër.

Policia njofton se kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë, duke kontrolluar çdo cep të territorit, edhe në zonat më të largëta, përmes përdorimit të dronëve dhe helikopterëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *