Subscribe

Komisioni i Ekonomisë miratoi dy kontratat me partneritet publik privat të rrugëve: Milot-Balldren dhe Orikum-Llogara, vetëm me votat e mazhorancës.

 

Numri dy i Ministrisë së Transporteve, Artan Shkreli hodhi poshtë zërat mbi  kostot e larta të ndërtimit Te këtyre dy rrugëve, duke argumentuar se ato janë bazuar në manualin e ndërtimit. Sipas tij nuk mund të bësh krahasime për kostot e një kilometri rrugë pasi kemi të bëjmë me vepra më komplekse.

 

Sa i përket kompanisë që do të merret me ndërtimin e rrugës Milot –Balldren, ndonëse pikëpyetjet që e shoqërojnë atë lidhen me kapacitet financiare, Shkreli tha se kapitali i firmës i përmbush kriteret per financim.

 

Rruga Milot-Balldren do të jetë një rrugë e kategorisë A, ndërsa rruga tjetër Orikum-Llogara do të jetë e kategorisë C. Edhe kostot e kësaj kontrate Shkreli i argumentoi me terrenin malor në të cilin do të shtrihet gjurma.

 

Rruga Milot-Balldren ka një kosto prej 217 milion euro pa TVSH, ndërsa Orkim-Llogara arrin në 70 milion. Të dy kontratat pritet të miratohen në seancën plenare të së enjtes, ndonëse opozita i ka cilësuar ato si marrëveshje korruptive që do i shërbejnë investitorëve më shumë se interesit publikë, e qe do te anulohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *