Një person është vën ënë pranga dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht njëri prej të cilëve me detyrë doganier pranë Doganës të Kapshticës, pasi akuzohen për kontrabandim të mallrave.

 

“Zëmblaku” ka vën ënë pranga N.V, 42 vjeç, dhe ka filluar procedim penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve N.B, 58 vjeç, me detyrë doganier pranë Doganës së Kapshticës dhe  E.Sh, 22 vjeç.

 

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se në autobusat e linjave Athinë-Shqipëri dhe Turqi-Shqipëri, transportoheshin mallra të dyshuara kontrabandë, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Kapshticë-Korçë.

 

Në afërsi të fshatit Zëmblak, në mjetin autobus tip “Setra”, me drejtues shtetasin N.V., si edhe në mjetin autobus tip “Benz” në të cilin udhëtonte si pasagjer shtetasi E.Sh., u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale  50 kg midhje (shpuese shkëmbi), produkt i ndaluar që prej vitit 2013, për të hyrë dhe për t’u tregëtuar në Republikën e Shqipërisë.

 

Një sasi medikamentesh, veshjesh dhe pajisjesh të ndryshme, të cilat shtetasit e mësipërm dyshohet se i kanë kaluar kontrabandë, pa i deklaruar tek autoritetet doganore në Kapshticë.

 

Ndërkohë N.B, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, duke mos ushtruar kontroll në mjetin tip “Setra”, me drejtues shtetasin N.V.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *