Subscribe

Rreth 150 kg kokainë u kap në Portin e Durrësit këtë të shtunë. Droga u gjet në një konteiner me banane, i cili kishte ardhur nga Ekuadori dhe kishte si destinacion firmën Masabi Fruits me qendër në Kombinat. Policia ka shoqëruar 1 punonjës të kompanisë në fjalë.

 

Mësohet se lënda narkotike ishte mbështjellë me natriban kaf dhe të zi, ndërsa mbante mbishkrimi “Viejon”. Kokaina ishte fshehur në tavanin e konteinerit, ndërsa u zbulua pas informacioneve të siguruara nga autoritetet në rrugë operative.

 

Lidhur me ngarkesën e kapur, autoritetet e policisë nuk kanë dhënë ende detaje, ndërsa po punojnë për identifikimin dhe destinacionin e kokainës.

 

Pak ditë më parë, në portin e Durrësit u kapën 49 kg kokainë. Droga u gjet po në konteiner, ndërsa u arrestua babai i Arbër Çekajt, i cili është dënuar për 613 kg kokainë që u kap në vitin 2018.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *