Subscribe

Pas nismës për miratimin e projektligjit të ekspertit fiskal, qëndrojnë interesat e inspektorëve tatimor. Me këtë akuzë, kontabilistët ngrenë shqetësimin se ky draft, jo vetëm nuk sjell risi, por shërben si një garanci që tatimorët të ketë mundësi punësimi në të ardhmen, në dëm të aktorëve të tregut. Sotiraq Dhamo argumenton se kriteret që ka përcaktuar projektligji, arrihen vetëm nga punonjësit e tatimeve.

 

Në thelb, ligji në fjalë ofron një shërbim të ri që quhet “këshilltari fiskal”. Ky shërbim që sot mundësohet nga audituesit dhe kontabilistët, tashmë duhet të jepet nga një profesion i ri, që quhet eksperti fiskal. Një sërë shoqatash biznesi e kanë kundërshtuar këtë projektligj, pasi ai monopolizon këtë lloj shërbimi si dhe për rrjedhoje, do të rrisë kostot për sipërmarrësit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *