Këtë të martë është bërë konstituimi i këshillit bashkiak dhe është betuar kryebashkiakja e Kurbinit Majlinda Cara.

 

Cara ka bërë betimin si kryebashkiake, ku të pranishëm ishin edhe mbështetës të shumtë.

 

Në fjalën e saj të parë si kryetare, Cara është shprehur se kjo detyrë është një sfidë për Bashkinë, për të përmbushur pritshmëritë e kurbinasve në administrimin e këtij qyteti.

 

Ndërkohë të pranishëm kanë qenë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, deputetja Lindita Nikolla dhe prefekti Gjok Jaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *