Subscribe

Autoriteti i Konkurencës ka reaguar në lidhje me Urdhërin e Stomatologut për përcaktimin e listës së çmimeve dysheme në klinikat detare.

 

Në një deklaratë për mediat, Autoriteti ka reaguar kundër këtij vendim duke e cilësuar si të paligjshëm.

 

Siaps Autoritetit, Urdhëri I Stomatologëve përmes këtij vendimi kufizon konkurencën në treg dhe imponon praktika të njëjta në çmime dhe në kushtet e shitjes.

 

“Autoriteti i Konkurrencës ka marrë dijeni në lidhje me njoftimin e bërë publik nga Asambleja Kombëtare e Urdhrit të Stomatologut për përcaktimin e listës së çmimeve dysheme për shërbimet në klinikat dentare miratuar nga Asambleja Kombëtare dhe Këshilli Kombëtar. Sipas listës së publikuar, Urdhri i Stomatologut ka vendosur çmime dysheme për një kategori të caktuar shërbimesh dentare për: Terapinë, Ortopedinë, Kirurgjinë dhe Ortodoncinë. Autoriteti i Konkurrencës, i cili ka si mision mbrojtjen e konkurrencës së lirë dhe efektive në treg, në bazë të nenit 69 të ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e Konkurrencës”, i ndryshuar vlerëson shkallën e kufizimit ose të pengimit të konkurrencës të çdo projekt-akti normativ që, në mënyrë të veçantë, ka të bëjë me: a) kufizimet sasiore për hyrjen në treg dhe tregtimin; b) vendosjen e të drejtave ekskluzive ose të të drejtave të veçanta, në zona të caktuara, për ndërmarrje ose për produkte të caktuara; c) imponimin e praktikave të njëjta në çmime dhe kushtet e shitjes.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *