Kush ka ndjekur më parë ndonjë kongres të Të Gjelbërve gjermanë dhe ishte edhe në fundjavë në Bonn për kongresin e tyr (15.-16.10.) nuk mund të besonte se ndodhej pikërisht në kongresin e Partisë së Gjelbër.

 

Të kthjellët, argumentativë dhe gati pa konflikte partia e dikurshme e protestës dha miratimin që të vazhdojnë të jenë në përdorim centralet atomike gjermane për një kohë të kufizuar. Ajo po ashtu miratoi furnizimin e mëtejshëm të Ukrainës me armë, edhe me armë të rënda, votoi kundër negociatave me Putinin, megjithëse disa delegatë të krahut pacifist e kishin propozuar gati plot dëshpërim këtë. As beteja pa fund për rendin e ditës si dikur, as luftë ideologjikë mes fundamentalistëve të majtë dhe “Realos”, si quhen sot pragmatikët në Partinë e Të Gjelbërve.

 

Bonn | Bundesparteitag Bündnis 90/Die Grünen - Robert Habeck

E gjitha kjo ka të bëjë me një brez të ri politikanësh të gjelbër, një brez të rinjsh. Në katër vitet e shkuara numri i anëtarëve të partisë gati është dyfishuar, nga 65.000 në 125.700 në fund të vitit 2021. Betejat e vjetra për energjinë atomike apo për çarmatimin ata i njohin nga librat e historisë. Ata duan një botë ekologjike, ushqim të shëndetshëm dhe një balancim mes jetës së punës dhe kohës së lirë.

 

Pikërisht nga ky brez i ri ka shumë politikanë të rinj aktivë. Rreth 40% e 800 delegatëve në kongres morën pjesë për herë të parë në kongresin e kësaj partie. E pikërisht brezi i mbrojtjes së klimës, së pandemisë dhe luftës në Ukrainës po depërton tek Të Gjelbrit. Ky brez kërkon një të ardhme për veten, pasi brezi i themeluesve të partisë ambientaliste nuk ia doli ta përmirësojë sa duhet botën.

 

Bundesparteitag Bündnis 90/Die Grünen Annalena Baerbock

 

 

Kongres në kohë lufte

 

Por në radhë të parë ky ishte kongresi i parë i partisë që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Ky zhvillim ka çuar në ndërrim dramatik të pozicioneve të kësaj partie. Realiteti i ri gati e fshiu idealin, se diplomacia dhe multilateralizmi janë përgjigjet e vetme për konfliktet. Ende në kohën e masakrave në Siri, ku Rusia ishte pjesëmarrëse, zgjidhja ishte: ky konflikt nuk zgjidhet në mënyrë ushtarake. Tani përgjigja e Të Gjelbërve deri në qeveri është: Ne do të furnizojmë Ukrainën me armë për sa kohë konflikti të fitohet ushtarakisht. Për një parti kaq me rrënjë pacifiste një ndërrim ky si dita me natën.

 

Por krahas kësaj ndryshimi i klimës është kërcënimi më i madh për paqen botërore. E megjithatë Të Gjelbrit ende aktualisht mbështesin energjinë fosile, rivendosin në punë centralet e qymyrit. Bashkëkryetari i Të Gjelbërve, Omid Nouripour është shprehur, se nuk ka udhëzues, as skenar për një gjendje të tillë. Po. Por ku i çon kjo të Gjelbrit e çfarë do të bëhet me këtë parti?

 

Deutschland Politik l Grünen-Parteitag in Bonn l Raum für große Themen und kleine Gespräche

 

Më shumë gjasa ka që të kemi një parti që merr përgjegjësi për shtetin, që angazhohet për orientimin paqësor dhe mbrojtjen e mjedisit, por kur konfliktet e reja ta mundësojnë këtë. Nëse jo, atëherë jo. Shumë shpesh krerë të gjelbër flasin për dinjitetin dhe idealin e lirisë së perëndimit që duhet mbrojtur, le të kushtojë sa të dojë.

 

Të gjitha këto në një kohë kur partia është e mbërthyer nga frika për të ardhmen e botës, demokracinë dhe shtetin ligjor. Kjo kuptohej edhe kongresin e partisë në Bonn. Me këtë ndjesi Të Gjelbrit sigurisht nuk janë vetëm, po ajo i ka ndryshuar ata, që tani, pas vetëm rreth një viti në pushtet. Kjo është dramatike, ashtu si kohët e sotme./dw

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *