Subscribe

Kongresin e Manastirit e kanë kujtur sot edhe liderët në kosovë.

 

Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti duke marrë shkas nga 111 vjetori i Kongresit te Manastirit, bëri apel që ai Kongres të bëjë jehonë edhe sot. Kurti me anë të një statusi në facebook thekson se bashkimi politik e ndërveprimi mes shqiptarëve është mëse i nevojshëm.

 

Kreu i Vetëvendosjes thekson se shqiptarët përpara se të  merren me takime e samite të nxituara, duhet të vijojnë me synimin e rilindësave me bashkëpunime të mirërealizuara.

 

Qeveria jonë e ardhshme do të punojë në mbështetje të shqiptarëve kudo që janë, e këtë do ta bëjë në bashkërendim me qeverinë e Shqipërisë. Sepse vetëm bashkë, krah për krah me njëri-tjetrin mund t’i shtyjmë përpara interesat tona kombëtare për shtetndërtim e progres“, shkruan Kurti.

 

Edhe kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka kujtuar me anë të një statusi kongresin e alfabetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *