Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu deklaroi gjatë një konference në Romë me homologun e tij italian se qëndrimi i Bashkimit Evropian për të vendosur sanksione ekonomike ndaj Turqisë lidhur me mosmarrëveshjet në Mesdheun Lindor është kontradiktor.

Sipas tij, paralajmërimet e BE-së shërbejnë për të kënaqur Greqinë. Çavusoglu i bëri thirrje BE-së që të jetë e ndershme me Ankaranë.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen paralajmëroi se BE mund të vendosë sanksione ndaj Ankarasë nëse vazhdon provokimet në Mesdheun Lindor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *