Një i dënuar për vrasje që vuan denimin në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë godet punonjësin e policisë së burgut.

 

 

Sipas informacioneve të siguruara i dënuari  është Osman Vani, i cili është i dënuar me burgim të përjetshëm për veprën penale të vrasjes

 

 

Ai është në sektorin e sigurisë së lartë të ketij burgu ndërsa në rrethana të pa qarta ka goditur policin Erjon Çekiçin i cili ka marrë dëmtime të lehta. Nga ana tjetër mesohet se materialet i kanë kaluar prokurorisë së rrethit gjyqësor të Korçës për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *