Subscribe

Nikos Kazanzaqis, një nga shkrimtarët më të njohur, më të lakuar e më të përkthyer grek, ishte kryefjala e konferencës ndërkombëtare në qendrën për dialog në kryeministri.

 

Ky prozator i letërsisë bashkëkohore, pjesë e kurrikulës së shkollave në Europë nuk fitoi çmime brenda vendit të vet, e pikërisht Greqia iu kthye në vendin armik në akademinë suedeze të Nobelit.

 

Ismail Kadare duket se ndan të njëjtin fat me Kazanzaqis. Studiuesi e përkthyesi i tij në shqip Stavros Dajos, nuk nguron të ndërtojë paralele edhe në lidhje me këtë.

 

E ndonëse është folur shumë për Kazanzaqis, në konferencën ndërkombëtare e organizuar për veprat e tij interesi ishte i madh.

 

Studiues nga Greqia, Kosova dhe Shqipëria kumtuan shumëdimensionalin Kazanzaqis dhe veprat e tij, edhe pse në shqip më të njohurat janë “Kapedan Mihali”, “Krishti kryqëzohet përsëri” dhe “Zorba”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *