Kryeministri Edi Rama gjykon njësoj si Ilir Meta, Presidenti i Republikës kur vjen puna tek dhënia e shtetësisë shqiptare për qytetaret e Kosovës. Gjate një konference te përbashkët për shtyp me homologun Ramush Haradinaj, shefi i ekzekutivit ka mbështetur argumentin e dhëne me herët nga presidenti Meta se ky veprim nuk mund te realizohet pasi do te penalizonte lëvizjen pa viza edhe për Shqipërinë.

 

Jam ne te njëjtin mendim me Metën për nënshtetësinë për kosovaret.

 

Këtë deklarate Rama e beri menjëherë pas nënshkrimit te marrëveshjeve me Qeverinë e Kosovës, ku zgjodhi te theksoje atë për Diasporën.

 

Ndërkohë qe kryeministri i Kosovës Haradinaj, duke u ndalur tek rruga e Prishtinës drejt Brukselit u shpreh besimplote se integrimi do te ece me ritme me te larta, duke mos i fshehur pritshmëritë për mbështetjen e Tiranës zyrtare.

 

Mbledhja e ardhshme e dy qeverive do te zhvillohet ne Pejë, dhe kryeministri Rama shfrytëzoi një pyetje nëse ky takim mund te mbahet ne Mitrovicë për te vene serish ne dukje qëllimet e këtyre takimeve.

 

“Mbledhjes se radhës do jete ne Pejë e dua ta nënvizoj qe mbledhjet e dy qeverive nuk janë provokime për te tjerët, por për te bere me mire ato pune qe ne kemi mundësi te bejme me tepër”.

 

Sipas te dy kryeministrave nuk ka asnjë marrëveshje te pazbatuar mes Kosovës e Shqipërisë edhe pse te dy pranuan se ende ka shume rruge për te bere.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *