Prefekti i ri në qytetin e Shkodres, Besfort Lamallari ka zhvilluar një takim online me komunitetet fetare në qytetin verior.

Sipas tij, është e nevojshme për të bërë një thirrje për të gjithë besimtarët e qytetit për tu solidarizuar me situatën e shkaktuar nga Covid-19.

Komunitetet fetare janë shprehur të shqetësuar për situatën ndërkohë që i kanë bërë thirrje qytetarëve që të ndërgjegjësohet për detyrimin e tyre që të marrin masa për tu mbrojtur nga koronavirusi.

Ata janë shprehur se kjo situatë po na privon nga jeta e përditshme, por në këto kushte të gjithë qytetarët duhet të gjejnë forcën dhe guximin për të marrë masat e nevojshme kundër Covid-19.

Shkodra aktualisht është vatra më e madhe pas tiranës sa i takon të të prekurve nga koronavirusi.

Deri në këto moment në shkoder rezultojnë 76 qytetarë të infektuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *