Subscribe

Pas Cërrikut dhe Roskovecit, edhe Bashkia e Belshit do të përpunojë të gjitha mbetjet e gjelbra, duke shmangur hedhjen e tyre në kanale.

 

Ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro inauguroi qendrën e re të kompostimit, e cila nënvizoi nevojën që ky projekt të shtrihet edhe në bashki të tjera me karakter bujqësor, jo vetëm që mbetjet e gjelbra të mos shpërdorohen, por edhe për të gjeneruar disa të ardhura shtesë.

 

MIRELA KUMBARO

 

MINISTRE E MJEDISIT

 

“Ka edhe bashki të tjera që janë në radhë dhe po presin, në bashki ku hapësira rurale është më e madhe se ajo urbane dhe aktiviteti bujqësor prodhon dhe gjeneron sasi të mëdha të mbetjeve të gjelbra, do të ishte mëkat nëse hidhen në kanale apo në kosh, por mund t’i riciklojmë duke i përdorur si pleh organik për bujqësinë, por edhe mund të shiten nga bashkia duke sjellë të ardhura. Kemi hyrë në një tjetër logjikë të menaxhimit të mbetjeve që është ajo e ekonomisë qarkulluese.”

 

Sipas kreut të Bashkisë së Belshit, me këtë investim një pjesë e konsiderueshme e mbetjeve që vijnë kryesisht nga serat dhe pemët frutore do të kompostohen dhe ripërdoren.

 

ARIF TAFANI

 

KRYETAR I BASHKISE BELSH

 

“Afërsisht çdo vit 2900 ton mbeteje dorëzojmë në inceneratorë dhe 20-3-% e këtyre janë mbetje të gjelbgra që nga ky muaj nuk do të dorëzohen.”

 

Damian Gjiknuri që është njëherësh dhe drejtues politik i qarkut, falenderoi qeverinë dhe GIZ për mbështetjen e këtij modeli. Ai tha se qarku i Elbasanit është bërë promotor i zhvillimit.

 

Kjo zonë, duke futur këtë lloj metodologjie mendoj që bën gjënë e duhur për t’i zgjatur jetën fryteve të tokës sepse është një zonë bujqësore. Më vjen mirë që këtu në qarkun e Elbasanit në njëfarë mënyre u bë promotor. Dua të falenderoj Ministren dhe qeverinë në këtë rast që filluan ta kthejnë në një model zhvillimi dhe partnerët e GIZ që e mbështetën këtë proces për t’u kthyer në një model që mund ta marrin shumë bashki të ngjashme bujqësore për ta aplikuar. Janë modele të qëndrueshme zhvillimi. Edhe kryetari ka meritë sepse i ka ndenjur mbi kokë këtij procesi dhe realisht ka qenë i mirëpritur dhe nga banorët edhe nga fermerët”, deklaroi Gjiknuri.

 

Përafërsisht pritet që prej mbetjeve të gjelbra në Belsh të prodhohen rreth 300 ton kompost në vit që më pas do të përdoret nga fermerët dhe parqet e zonat publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *