Subscribe

 

Përfaqësues të gjigandit të teknologjisë në SHBA, Apple kanë njoftuar se të gjithë Iphonet, iPadët dhe kompjuterët Mac, janë prekur nga dy gabime të mëdha në çipet kompjuterike, të cilët rrezikojnë të dhënat dhe i japin mundësi hakerave t’i kopjojnë ato.

 

Kompania gjithashtu bën thirrje që përdoruesit të përditësojnë të dhënat, në mënyrë që të mbrohen nga sulmet e hakerave, si dhe të mos shkarkojnë aplikacione nga burime jo të besuara.

 

Kompania bëri të ditur se po bën të pamundurën për rregullimin e këtij gabimi dhe se ka vënë në dispozicion disa programe ndihmuese, edhe pse ende nuk ka asnjë dëshmi për shfrytëzim të çipeve nga hakerat.

 

Çipet “Meltdown” dhe “Spectre” gjenden në të gjitha njësitë e procesorëve të kompjuterëve modernë ose në mikroçipe, të krijuara nga Intek dhe ARM, kompani të cilat furnizojnë të gjithë tregun global.

 

Kompani të tjera të mëdha të cilat po merren me rregullimin e problemit janë edhe Microsoft, Amazon dhe Google.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *