Komisioni VATRA“5 Tetor 2019” vazhdon rregullisht mbledhjet e saj për te përmbushur me përgjegjësi misionin qe i është ngarkuar, për ta çuar Vatrën drejt një  Kuvendi legjitim, transparent dhe demokratikë.

 

Përmes një deklarate për medit Komisioni Vatra ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve që të mos bien pre e Kuvendit të Turpit dhe të mos zbatojnë këto vendime që janë në kundërshtim të plotë me Kanunoren.

 

Gjithashtu ato bajnë me dije se po përgatiten për Kuvendin e VATRËS me 25 Prill 2020 në Neë York dhe u bën me dije se do të vijojë rrugën ligjore për zgjidhjën e kësaj çështje.

 

Në mbledhjen e sotme datë 25 Janar 2020, ku përveç anëtarëve të komisionit, morëm pjesë dhe Ukë Gjonbalaj, Mithat Gashi,Dr. Gjon Bucaj, Edëard Bucaj dhe Albert Perndocaj, Komisioni analizoj  me përgjegjësi Kuvendin e “Turpit” mbajtur mȅ 19 Janar 2020 në Michigan. I bëjmë me dije të gjithë anëtarëvë të Vatrës dhe opinoinit mbarë publik, Komisioni vendosi unanimisht që jo vetëm nuk e njeh Kuvendin e “Turpit” por gjithashtu nuk njeh asnjë vendim i dalë nga ky Kuvend.  Koimisioni do vazhdojë me vendosmëri dhe përkushtim duke ndjekur të gjitha rrugët demokratike dhe bazuar në ligjet dhe drejtësinë Amerikane.  Kjo vendosmeri bëhet dhe me e theksuar, kur kujtojmë që  sot dy vjet më parë, dera e Vatrës mbyllet për anëtarët e saj, që një pjesë e tyre i kushtuan një jetë të tërë duke i shërbyer Vatrës.  Përjashtimet  me përkthyes, që publikohen ditën dhe fshihen natën  nuk janë gjë tjetër vetem mënyra mediatike komunsite, korruptive dhe dizinformuese. Këto shfaqje “kercënuese” jo vetëm që nuk na ndalojnë por na shtojnë dhe më shumë energjinë dhe forcën për ti kthyer Vatrës lirinë dhe demokracinë e munguar per me shumë se dy vite e gjysëm. Komisioni VATRA do të vazhdojë punën e tij për Kuvendin e VATRËS me 25 Prill 2020 në Neë York dhe u bën thirrje gjithë VATRANËVE të  mos bien preh e vendimeve të Kuvendit të Turpit dhe të mos zbatojnë këto vendime që janë në kundërshtim të plotë me Kanunoren.  Komisioni VATRA 5 Tetor 2019 do të vazhdojë rrugën ligjore për zgjidhjën e kësaj çështje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *