Subscribe

Deputetët e Partisë Socialiste janë larguar nga mbledhja e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit.

Për pasojë nuk është miratuar rregullorja e komisionit. Ndërkohë mbledhja e ardhshme do të bëhet ditën e mërkurë datë 27 tetor, ora 11:00.

Kujtojmë se në mbledhjen e sotme ka pasur debate mes PD-së dhe PS-së për miratimin e rendit të ditës ku nënkryetari Toni Gogu kërkoi që të miratohet në parim rregullorja dhe të votohet rendi i ditës. Por deputeti i PD-së Gazment Bardhi thotë se nuk votohet rendi i ditës në komision.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *