Subscribe

Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve në Partinë Demokratike përmbylli procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë në radhët e PD. Komisioni bëri me dije për mediat se lista me 326 kandidatë i është dorëzuar kryedemokratit Lulzim Basha. Në total janë vlerësuar 3.593 emra.

 

“Ky proces, i zhvilluar për herë të parë në Shqipëri, është vlerësuar pozitivisht nga anëtarësia e PD-së, opinioni publik dhe mediat. Komisioni e vlerëson procesin në tërësi si një akt emancipues në politikën shqiptare. Komisioni e ndau punën në 3 faza: nga 03 gusht 2020 deri ne 22 tetor 2020. Pas një pune intensive dhe voluminoze komisioni përfundoi vlerësimin për 3593 kandidatë të propozuar, në një listë përfundimtare prej 326 kandidatësh të propozuar për përfaqësim politik në zgjedhjet e ardhshme politike apo lokale. Komisioni, i dorëzoi sot Kryetarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PDSH, listën përfundimtare të kandidatëve për ndjekjen e procedurave të mëtejshme sipas Statutit.”

 

Pjesë e listës mësohet se nuk janë më disa ish-deputetë që Basha i futi në 2017. Mes tyre mund të përmendim Ervin Salianjin, Endri Hasën, Klevis Balliun, Fatbardha Kadiu, Astrit Veliaj, etj..

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *